Gruda e mbyll me Teutën, zbulohet e ardhmja e sulmuesit shkodran

by KLIKOJE.AL

Në Shkodër drejtuesit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur me gjetjen e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Edhe pse pa trajner përsëri puna nuk ndalet. Te Vllaznia është drejt rikthimit Ildi gruda. Sulmuesi e mbylli aventurën e tij në Durrës dhe tashmë pritet të shkojë në “shtëpi” për të dhënë kontribut në kupat e Europës.

Gruda pëlqehet nga drejtuesit dhe shikohet si një alternativë e domosdoshme për sulmin e shkodranëve. Ndërkohë përveç afrimeve që  po punojnë, po mendohet edhe për rinovimet. I pari në listë shtë portieri Bojan Zogovic, i cili me shumë gjasa do të qëndrojë në “Loro Boriçi”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.