Gol “alla-Messi”, sulmuesi që pret një ftesë nga Kombëtarja shkëlqen në Kroaci (video)

by KLIKOJE.AL

Slaven Belupo triumfoi 4-2 në transfertë me Rijekën në javën e 18-të në Superligën e Kroacisë. Në këtë fitore të thellë të mysafirëve realizoi edhe Arbër Hoxha dhe ishte njëri ndër golat më të bukur në karrierën e tij.

Derisa skuadra e tij po fitonte 3-1, sulmuesi shqiptar u asistua nga Caimacov në minutën e 85-të, derisa ia doli të shëntonte me një parabël portierin e Rijekës. Ky ishte goli i katërt deri më tani në këtë sezon për Hoxhën, ndërsa ka edhe një asistim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.