Revista e famshme Rollin Stone, ka hetuar prapaskenat e një nga fotove më të tmerrshme të luftës së Bosnjes, ku zbërthen se si një çetnik serb, i quajtur Srdjan Golubovic i njohur si DJ Max, godet me shkelm kufomat, një boshnjake, dhe dy shqiptarë burrë e grua.
30 vjet pasi një skuadër vdekjeje masakroi civilë në Bosnje, asnjë nga Tigrat famëkeq të Arkanit nuk ka dalë në gjyq për rolin e tyre të dyshuar në ato krime. Dhe për dekadat e fundit, njëri prej arritur të fitojë famë dhe para në festivale dhe klube evropiane. Bëhet fjalë pikërisht për DJ Max apo Srdjan Golubovic.
Srdjan Golubovi shëtit i lirë në Beograd. Ai vazhdon të performojë. Çfarëdo që ai bëri si një nga Tigrat e Arkanit, është lënë pas, madje disa nga miqtë e tij pyesin veten se si jeton me të kaluarën e tij, nëse sekretet i ndjekin ëndrrat e tij.
Të mbijetuarit janë pa diskutim të përhumbur nga ajo ditë – dhe nga mungesa e drejtësisë për të vdekurit.
Kur u vendos në Bosnje, sipas burimeve të shumta, anëtarët e Tigrave të Arkanit e quajtën atë Max. Në festat e Beogradit, njerëzit e quanin “Kapiten Maks”. Në raves dhe koncerte, ai ishte DJ Max, emri me të cilin ai ende performon, megjithëse performancat e tij janë më të rralla këto ditë.
Remarkable investigation by @RollingStone.
— Admirim (@admirim) December 30, 2022
Serbian war criminal who kicks the dead body of a woman in Bosnia in this '92 pic is Srdjan Golubovic aka DJ Max.
He walks free & has performed in Serbia's top music festival.
He was on the payroll of Serbia's State Security Service. pic.twitter.com/UEuuRBpLq3
“Ai është i neveritshëm,” thotë Sasha, i cili kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e tij. Rolling Stone ka shqyrtuar shumë fotografi nga Haviv, të realizuara në Bijeljina më 2 prill, pesë prej të cilave duket se tregojnë Golubovi?. Në njërën, ai është në një spital duke folur me dy gra, fytyrat e tyre të shtrembëruara nga frika ose pikëllimi. Në një tjetër, ai është fotografuar në patrullë me Tigrat e Arkanit.