Ish-opinionistja e BBVA, Zhaklin Lekatari është përfshirë në një debat me moderatorin e Klevin Muka, pasi ky i fundit i bëri kompliment duke e konsideruar si një grua “me karakter të fortë”.
“Po të them që je e fortë”, iu drejtua moderatori i emisionit, Klevin Muka. Por Zhaklin Lektari nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe është larguar nga studio.
“Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.
Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën. “Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina. Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dyt moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.