Gjoba dhe skualifikime në vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por më keq e kanë pësuar Egnatia në Abissnet Superiore dhe Flamurtari në Kategorinë e Parë. Përveç sanksionit financiar, dy klubeve u janë pezulluar edhe Drejtorët sportivë.
Klubi i Egnatias inauguroi me një gjoba të majme sistemin e ndriçimit në stadiumin e saj, pasi është ndëshkuar nga Disiplina për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Teutës. Ndërkaq, është pezulluar edhe drejtori Klejdi Zenelaj për sjelljen josportive ndaj gjyqtarëve, ashtu siç e ka pësuar edhe Alfred Ferko i Flamurtarit. Një nga njoftimet më të veçanta është padyshim ai për Vllazninë, të cilën e kanë paralajmëruar që të mos stërvitet më në stadiumin e saj, “Loro Boriçi”, sado absurde që mund të duket një gjë e tillë.
KOMISIONI I DISIPLINËS
1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezur flakadanë dhe mjete të tjerapiroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.