Një nga lajmet më të bujshme së fundmi, ka qenë lidhjes mes Flamurtarit dhe Gianni De Biasit. Ky i fundit u përfol shumë, se ishte kontaktuar nga klubi i Superiores, për të marrë tek ta rolin e trajnerit.
Megjithatë, është vetë tekniku italian, i cili ka mohuar gjithçka. De Biasi ka folur për gazetarin e “Euronews”, Enriko Gabaj, duke iu shprehur se është e pavërtetë që ka folur me dikë nga klubi vlonjat.
“Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë”, është shprehur ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi.
DE BIASI KA KËRKUAR 500 MIJË EURO?
Sipas mediave online, Gianni de Biasi ka kërkuar 500 mijë euro për një sezon, madje u përfol gjithashtu se administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi nëpërmjet drejtorit sportiv të Milanit Iglia Tare
Sinan Idrizi, përmes drejtorit të Milanit, Igli Tare, i bëri ofertë konkrete ish-trajnerit të Kombëtares, por italiani duket se ka kërkuar një shifër të çmendur. Me gjithë kërkesën e lartë, mësohet se Sinan Idrizi nuk i ka thënë “jo” ish-trajnerit të Kombëtares.
Kreu i klubit vlonjat nuk e ka refuzuar kur ka dëgjuar kërkesën e parë të De Biasit, por direkt ka zhvilluar një takim me këshilltarët e tij për të parashtruar këtë dëshirë dhe alternativë për stolin. Por këshilltarët duket se ia kanë “prishur” qejfin Idrizit, duke e cilësuar si shumë të madhe kërkesën financiare të ish-trajnerit të Kombëtares, me gjithë këmbënguljen e administratorit se ishte i gatshëm të bënte çdo sakrificë për të ndërtuar një skuadër,