Gersi Troka, djaloshi me sindromën Down siguron medalje ari për Shqipërinë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale

by KLIKOJE.AL

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Notari Gersi Troka dhuroi një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

Që në çerekfinale e gjysmëfinale, Gersi u shfaq ndjeshēm dominues, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë dhe të marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë për notarin Gersi Troka, që ia del të marrë medalje në evente ndërkombëtare, por do të mbahet mend padyshim si medalja e parë e artë e Shqipërisë, në Lojërat Olimpike Speciale. Gersi Troka, djaloshi me sindromën Down, ka ngritur në majën europiane flamurin shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.