Georgina jeton mes luksit me Ronaldon, motra e saj i shtang të gjithë me rrëfimin: “S’kam bukë për të ushqyer fëmijët”

Patricia Rodriguez, motra e Georgina Rodriguez, është duke kaluar një moment të vështirë financiar, teksa në një prononcim të dhënë së fundmi tregon se është nënë e 3 fëmijëve dhe e ka shumë të vështirë ta përballojë jetesën, ajo shprehet gjithashtu se ndihet e injoruar nga motra e saj që pavarësisht gjendjes financiare nuk e merr mundimin për ta ndihmuar.

“Jam në vështirësi dhe motra ime nuk më ndihmon. Ajo që më lëndon më shumë janë fëmijët e mi, jo unë. Në fund të ditës, unë mund të ha me një copë bukë të fortë, por fëmijët e mi, të cilët janë nipat e tyre…”.

Patricia tregon se e trishton fakti që nuk ka ndihmë nga askush, por nuk e kupton arsyen e këtij distancimi dhe për këtë kërkon përgjigje.

“Nuk e kuptoj, nuk e di nëse kanë turp për mua . Nuk e kuptoj dhe prandaj flas në televizion për të marrë një përgjigje”, u shpreh Patrisia.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)