Gentian Mezani është trajneri i ri i Bylisit. Pas dorëheqjes së teknikut Nevil Dede, klubi ballshiot nuk ka vonuar dhe ka emëruar në krye të pankinës “timonierin” e njohur vlonjat.
Mezani është një njohës mjaft i mirë i Superiores, pasi më parë ka drejtuar ekipse si Flamurtari, Laçi apo Luftëtari i Gjirokastrës. Gjithashtu, 49-vjeçari ka aventurë edhe në Superligën e Kosovës, ku në dy periudha të ndryshme kohor ka qenë trajner i Gjilanit.
Njoftimi i klubit të Bylisit:
NJOFTIM!
Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentian Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona.
LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Humbja ndaj Vllaznisë rezulton fatale, Nevil Dede jep dorëheqjen si trajner i Bylisit: Është koha për një ndryshim figure…
DEKLARATA E NEVIL DEDES
Që në ditën e parë në Ballsh këto djem japin më të mirën. Mbi të gjitha duhet të falenderoj presidentin e klubit për suportin që më ka dhënë në çdo moment. Ajo që doja të thoja, kur ka nevojë për ndryshim kur mendon për përmirësimin, figura jam unë. Jo më larg se pas ndeshjes me Egnatian, bisedova me presidentin për më të mirën e këtij ekipi. Por për 3 ditë nuk mora dot atë çka duhej. Në këtë moment dua më të mirën për këtë skuadër. Ndryshimi do të sjellë përmirësim. Jemi në kohë, si klubi dhe presidenti për të marrë vendimin e duhur.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Nevil Dede u largua nga Bylis, klubi ballshiot gjet pasuesin e tij (EMRI) […]
Comments are closed