Më shumë se 50 njerëzve u janë prerë kokat në Mozambikun verior nga islamistët militantë, raportojnë mediat shtetërore.
Sipas BBC, militantët shndërruan një fushë futbolli në një fshat në një “terren ekzekutimi”, ku ata prenë dhe copëtuan trupa të njerëzve, thanë raporte të tjera.
Disa njerëzve gjithashtu iu prenë kokat në një fshat tjetër, njoftoi media shtetërore.
Siç shkruan më tej BBC, prerja e kokave është e fundit në një seri sulmesh të tmerrshme që militantët kanë kryer në provincën e pasur me gaz Cabo Delgado që nga viti 2017.
Deri në 2,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 430,000 kanë mbetur të pastrehë në konfliktin në provincën kryesisht myslimane.
Militantët janë të lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS), duke i dhënë asaj një terren në Afrikën e Jugut.
Grupi ka shfrytëzuar varfërinë dhe papunësinë për të rekrutuar të rinj në luftën e tyre për të vendosur rregullin islamik në zonë.
Burimi: Telegrafi