Dhuna dhe të shtënat e armëve kanë pushtuar rrugët në zonat veri-perënditmore të Meksikës, pas arrestimit të djalit të bosit të drogës “El Chapo, Ovidio Guzmán-López.
Mediat vendase kanë raportuar se Guzmán-López është anëtar i rangut të lartë të kartelit “Sinaloa”, e cila është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në mbarë botën.
Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina, teksa kryebashkiaku Juan de Dios Gamez u ka kërkuar qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
“U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpitë për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”- njoftoi ai në Twitter.
Po ashtu, është bërë më dije se dhe aeroporti lokal është mbyllur përkohësisht dhe madje mësimdhënia në disa shkolla të zonës është pezulluar në Culiacán. Autoritet meksikane e kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur sulme të përgjakshme në vend.