Fotoja që po “çmend” rrjetin! Donaldi kapet me një vajzë/ Nuk është as Bora as Beatrix

by KLIKOJE.AL

Të bujshme kanë qenë lidhjet dhe ndarjet e Donald Veshaj në këtë hark kohor të 5 muajve të fundit.

Fillimisht aktori ishte i lidhur me Bora Zemanin, ishin ndarë para hyrjes në BBV, por u duk sikur u ribashkua pas një takimi që bëri jehonë.

Pas këtij takimi Donaldi u lidh me Beatrix pa i dhënë asnjë shpjegim Borës dhe tani që doli nga Big Brother Vip është ndarë edhe nga këngëtarja.

Mirëpo mbrëmë është kapur në shoqërinë e një vajze misterioze që nuk është as Bora dhe as Beatrix!

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku Donaldi shihet teksa i vendos krahun një vajze, e cila në pamje të parë duket se nuk është fytyrë publike.

Nuk dihet ende se kush është ajo mirëpo duket se aktori e ka ndarë mendjen se nuk do të ketë rikthim as me Borën dhe as me Beatrix Ramosajn.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.