Forma e mirë dhe 22 golat e shënuara, Rey Manaj rivalizon lojtarin e Galatasarayt dhe Fenerbahces për çmimin “Lojtari i Vitit” (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Rey Manaj është në nominim për çmimin “Lojtari i Vitit” në Superligën turke, sipas faqes zyrtare të “Transfermarkt”.

Portali “Transfermarkt.tr” që merret me vlerën dhe transferimet e lojtarëve të kampionatit turk, ka shpallur Manajn si një nga kandidatët për këtë çmim prestigjoz, duke qenë një nga më të mirët për sezonin 2023/2024. Sulmuesi shqiptar do të rivalizojë  mesfushorin e Fenerbahces Fred, dhe portierin e Galatasaray-t Fernando Muslera.

Fituesi do të zgjidhet nga votat e publikut, ashtu siç thotë edhe vetë “Transfermarkt”. Ky nominim i sulmuesit të Kombëtares shqiptare vjen padyshim pas sezonit fantastik që po kalon me Sivasspor. 18 gola në kampionat dhe 4 në Kupë, kanë bërë që lushnjari të jetë një kandidat serioz për ta fituar këtë çmim.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.