Klikoje Sport ka mësuar ekskluzivisht të ardhmen e ish-kapitenit të Tiranës Florian Përgjoni. Mbrojtësi ka firmosur me Teutën, dhe zyrtarizimi për momentin është çështje orësh. Për 28-vjeçarin nuk kishin munguar interesimet dhe nga Superioja. Përkatësisht Elbasani dhe Egnatia.
Pas Florian Përgjoni-t, Teuta është drejt firmës edhe me një tjetër ish-lojtar të Tiranës, pikërisht me Gentian Selmanin. Portieri 27-vjeçar ka refuzuar të rinovojë me bardheblutë, teksa së fundmi ka arritur akordin me skuadrën e Teutës. Selmani iu bashkua bardhebluve në vitin 2023, ndërkohë që tashmë do të nisë një aventurë të re te “Djemtë e Detit”.
Në të kaluarën veç, Tiranës dhe Laçit, portieri është aktivizuar edhe me Kastriotin dhe moshat e Partizanit. Gjithashtu ai numëron edhe 4 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa pritet të jetë një garanci për portën e durrsakëve. Në ditët e ardhme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i Selmanit te Teuta.
PËRGATITJET
Përgatitjet pritet të nisin më 1 korrik. Te Tirana në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate.
Tashmë është e ditur që Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj dhe Admir Bajroviç e kanë mbyllur me Tiranën. Edhe Edison Ndreca kaloi te Prishtina. Po kështu, lojtarë si Mici dhe Selmani, e kanë mbyllur kontratën