Florenc Farruku është futbollisti më i ri i Vorës. Sulmuesi i Burrelit do t’i bashkohet ekipit që këtë sezon do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore. Klubi i Vorës që në muajin janar kishte siguruar shërbimet e tij, madje Klikoje Sport mëson se Vora ka paguar 15 mijë euro për të marrë kartonin e lojtarit nga ekipi matjan.
Sulmuesi, Florenc Farruku ia doli të shënonte gola vendimtarë për matjanët, saktësisht 15 të tillë në Kategorinë e Parë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve dhe në ditët në vazhdim pritet që të nisin bisedimet për transferimin e tij.
Nëse 23-vjeçari do të kalonte te Vora, atëherë kapiteni i Burrelit do të luante për herë të parë në elitë. Siç dihet Farruku është një lojtar i akademisë së Burrelit, ku ka luajtur me ekipet U-17, U-19 e deri tek ekipi i parë.
Pas suksesit me Bylisin, arritja me Vorën ishte më e madhe për Bellain, pasi skuadra u ngjit si kampione në elitën e futbollit shqiptar. Pas miqësores me Kukësin, trajneri Bellai foli për testin e fundit, pushimet e ekipit, si dhe për të ardhmen e tij dhe të Vorës, që lidhen me pjesëmarrjen historike në Kategorinë Superiore.