Flamurtari mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bylisit, duke triumfuar bindshëm 3-0 në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores. Vlonjatët zhvilluan një paraqitje të sigurt dhe efektive, duke dominuar takimin dhe duke shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 30-të, kur Urbaez finalizoi saktë një aksion të ndërtuar mirë, duke i dhënë epërsinë Flamurtarit. Në pjesën e dytë, vendasit e nisën edhe më të vendosur lojën dhe dyfishuan shifrat në minutën e 50-të me Markun, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare.
Bylisi tentoi të reagojë, por pa sukses, ndërsa Flamurtari vulosi fitoren në minutën e 64-t me golin e Maksutit, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e takimit.
Me këtë fitore, Flamurtari largohet nga vendi i 9-të dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke parakaluar pikërisht Bylisin. Skuadra ballshiote, gjithashtu me 18 pikë, zhytet në zonën e rënies nga kategoria, duke e bërë edhe më të vështirë situatën e saj në luftën për mbijetesë. Një sukses me shumë peshë për Flamurtarin, që i jep moral dhe shpresë për vazhdimësinë e kampionatit.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:VIDEO/ Flamurtari “fik” Bylisin, në Vlorë ekipi ballshiot sheh rënien nga Sup… […]
Comments are closed