127
Tashmë është zyrtare. Ilir Allmuça është lojtari më i ri i Flamurtarit.
Mbrojtësi i majtë ka firmosur me vlonjatët dhe në këtë mënyrë do të nisë një aventurë të re në Vlorë. 27-vjeçari mbylli sezonin me Dinamon dhe tashmë nga Superiorja kalon në Kategorinë e Parë. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi i uron sa më shumë sukese me fanellën kuqezi.