VIDEO/ Flamurtari shtang kampionët, Egnatia nuk funksionon pa Edlir Tetovën

by KLIKOJE.AL

Flamurtari ka marrë një nga fitoret më të rëndësishme të këtij sezoni, duke triumfuar 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, në një ndeshje ku vlonjatët treguan vendosmëri, disiplinë dhe efikasitet. Ky trepikësh vjen si një sinjal i fortë se skuadra kuqezi nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.

Ndeshja nisi me ritëm të mirë, me Egnatian që kërkonte të merrte kontrollin e lojës përmes qarkullimit të topit dhe presionit të lartë. Rrogozhinasit e nisën me pretendimin për të zhbllokuar shpejt ndeshjen, por Flamurtari u tregua i kujdesshëm dhe i organizuar në mbrojtje, duke mos lejuar hapësira të rrezikshme.

Me kalimin e minutave, Flamurtari fitoi terren dhe dolën më shpesh në kundërsulm. Pikërisht në një nga këto aksione, në minutën e 36-të, erdhi edhe momenti vendimtar i takimit: Ramirez u gjend në vendin e duhur, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen vendase. Goditja e tij precize përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës vlonjate.

Pjesa e dytë foli më shumë për Egnatian, e cila kërkoi me këmbëngulje golin e barazimit. Rrogozhinasit rritën presionin, tentuan me disa goditje nga distanca dhe shpesh shfrytëzuan krahët për të krijuar raste, por Flamurtari qëndroi kompakt dhe i fokusuar. Portieri kuqezi ishte vendimtar në disa momente, duke bërë pritje të rëndësishme që mbajtën të paprekur rezultatin.

Triumfi 1-0 e ngre moralin e Flamurtarit dhe e fut fuqishëm në garën për të shpëtuar sezonin, ndërsa Egnatia largohet e zhgënjyer, duke humbur terren në objektivat e saj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.