Flamurtari ka bërë zyrtare dy afrime të reja që do të jenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Françesko Moriero në vijimin e edicionit. Mbrojtësi malazez Momçilo Rasho dhe mesfushori ofensiv Leo Melo, janë zyrtarisht pjesë e vlonjatëve.
Leo Melo përflitej prej kohësh se do i bashkohej vlonjatëve pasi nuk gjente hapësira të Egnatia dhe tashmë marrëveshja është finalizuar ame sukses. Ndërkohë, për Rasho është ekperienca e parë në kampionatin shqiptar, pas shumë vitesh në kampionate të ndryshme, teksa së fundmi kishte luajtur në Uzbekistan.
NJOFTIMI I FLAMURTARIT
Përforcime të reja në Flamurtari Football Club
Momcilo Raso është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club
Qendërmbrojtësi vjen nga Lokomotiv Tashkent, me eksperiencë ndërkombëtare si ish-lojtar i Malit të Zi U21.
Datëlindja: 06.02.1997
Gjatësia: 1.86 m
Pozicioni: Qendërmbrojtës
Shtetësia: Mali i Zi
Léo Melo i bashkohet Flamurtarit për të forcuar repartin ofensiv
Mesfushori ofensiv brazilian sjell kreativitet dhe energji në mesfushë.
Vjen nga eksperienca me KF Egnatia
Datëlindja: 21.02.2001
Gjatësia: 1.80 cm
Pozicioni: Mesfushor ofensiv
Shtetësia: Brazil
Mirë se erdhët në familje!