Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës

by KLIKOJE.AL

Komisioni i Disiplinës ka marrë masa të rënda ndaj Flamurtari FC, duke e dënuar klubin me zhvillimin e 8 ndeshjeve pa praninë e spektatorëve dhe me një gjobë prej 500 mijë lekësh. Vendimi u mor për shkak të mosrespektimit të detyrimeve organizative, lejimit të personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe dështimit për të garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar. Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve dhe cenimit të interesit publik të garës, masa e ndeshjeve pa spektatorë nuk do të mund të konvertohet.

Ndërkohë, Komisioni ka ndëshkuar edhe zyrtarin e KF Vorës, Bazio Tragaj, i cili për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë sportive.

VENDIMET E KOMISIONIT

  1. Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

  1. Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.