Flamurtari është një kantier i hapur edhe pse administratori Sinan Idrizi prezantoi trajnerin e ri dhe ka premtuar se do të investojë fuqishëm këtë sezon. Mirëpo, në skuadër ka patur disa largime dhe i fundit është ai i Ardit Hoxhajt. Sulmuesi ka shpërthyer pas largimit dhe ka shigjetuar Andrea Agostinelin, për trajtimin ndaj tij. 30-vjeçari u rikthye në verën e kaluar te Flamurtari, por minutat ishin të pakta. Për këtë Hoxhaj kujton se Agostineli ka ndikuar tek ai edhe kur luante te Skënderbeu.
View this post on Instagram
Postimi i Ardit Hoxhajt:
“Pershendetje! Dua tu beje me dije se nga sot nuk jam me pjese e ekipit te Flamurtarit jam lojtare i lire.Dua te falenderij presidentin e ekipit Sinan Idrizi per mundesine e dhene te jem pjese e Flamurtarit.Mbas nje viti te veshtire ne aspektin personal ku erdha me deshiren me te madhe per te kontribuar per ekipin, por nuk e kuptova kurre se cfare ndodhi, dua te falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur tifozat e Flamurtarit @flota__kuqezi__official, familjen time dhe gjithe shoket e ekipit.
Nje falenderim dhe per trajnerin Andrea Agostineli qe ka dashe te ma prishe karrieren qe kur isha femije me ekipin e Skenderbeut dhe perseri tani te Flamurtari. Me beri nje lojtare me te forte dhe me me shum suksese gjate rruges. Edhe ky vit ishte nje mesim i mire. Te gjithe jemi kalimtar, Flamurtari eshte i përjetshëm. Suksese ne Superlige Flamurtari”.