Sot është mbajtur një takim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të klubeve të Superiores. Është propozuar ndryshimi i “Final Four”, pikërisht për të hequr gjysmëfinalet dhe finalet dhe për ta zëvendësuar me luajtjen e tre javëve.
Propozimet e plota të “Final Four”. Dhe në të njëjtën kohë kalendarin e propozuar për tre javët, që përcaktojnë skuadrën kampione dhe ato që marrin pjesë në Europë.
Propozimi:
-Katër faza të rregullta(vajtje-ardhje) 36 javë
-Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në fazën Final Four
-4(katër) ekipet e para kualifikohen në Final Four.
-Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen duke marrë për bazë vlerën më të ulur.
-Ndeshjet do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:
Java e parë
Vendi 1 vs Vendi 4
Vendi 2 vs Vendi 3
Java e dytë
Vendi 1 vs Vendi 3
Vendi 2 vs Vendi 4
Java e tretë
Vendi 1 vs Vendi 2
Vendi 3 vs Vendi 4
-Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
-Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.