Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Final Four

  • FSHF ndryshon skemën e Final-Four, zbulohen propozimet për sezonin e ri

    FSHF ndryshon skemën e Final-Four, zbulohen propozimet për sezonin e ri

    Sot është mbajtur një takim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të klubeve të Superiores. Është propozuar ndryshimi i “Final Four”, pikërisht për të hequr gjysmëfinalet dhe finalet dhe për ta zëvendësuar me luajtjen e tre javëve.

    Propozimet e plota të “Final Four”. Dhe në të njëjtën kohë kalendarin e propozuar për tre javët, që përcaktojnë skuadrën kampione dhe ato që marrin pjesë në Europë.

    Propozimi:

    -Katër faza të rregullta(vajtje-ardhje) 36 javë

    -Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në fazën Final Four

    -4(katër) ekipet e para kualifikohen në Final Four.

    -Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen duke marrë për bazë vlerën më të ulur.

    -Ndeshjet do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:

    Java e parë

    Vendi 1 vs Vendi 4

    Vendi 2 vs Vendi 3

    Java e dytë

    Vendi 1 vs Vendi 3

    Vendi 2 vs Vendi 4

    Java e tretë

    Vendi 1 vs Vendi 2

    Vendi 3 vs Vendi 4

    -Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

    -Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.

    Nga Olympiacos te Tirana, klubi bardheblu gjen zëvendësuesin e Përgjonit

  • E FUNDIT/ Final-Four drejt dështimit? Drejtori administrativ i FSHF-së tregon si qendron e vërteta

    E FUNDIT/ Final-Four drejt dështimit? Drejtori administrativ i FSHF-së tregon si qendron e vërteta

    Federata Shqiptare e Futbollit po mban sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme. Aldi Topçiu, drejtori administrativ i FSHF-së ka konfirmuar vijimin e Final Four.

    “Kampionati pati histori suksesi, vlen të tregohet, meriton gjithashtu që kjo strukturë të mbështetet dhe të përforcohet për vitin që vjen. Bashkë me ju kemi planifikuar një analizë të këtij sezoni. Do të vijojmë me ngulm lobimin me Qeverinë për ligjin e sponsorizimit.

    Kemi besim se do na ndikojnë edhe në aspekt komerciale të garës sonë dhe do të vazhdojmë për konsolidimin e Final Four si produkt premium dhe si platformë forcimi sportive dhe komerciale”, u shpreh Aldi Topçiu.

    SEZONI I RI I SUPERIORES

    Sezoni i ri i Superligës shqiptare do të nisë më 23 gusht dhe do të përfundojë me 24 maj të 2026. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka vendosur gjithashtu datat për të gjithë kompeticionet e tjera, me kategorinë e parë që do të ketë të njëjtat data si Superliga, ndërsa Kategoria e Dytë nis me 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.

    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025, ndërsa Kupa nis me 1 tetor dhe përfundon me finalen e madhe më 13 maj të 2026.

    LEXO ME SHUME:Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos në Itali zbulon: Për futbollistin e Kombëtares interesohen dy klubet e Serie A

  • Tifozët po braktisin stadiumet, shifrat dëshpëruese të dy gjysmëfinaleve të Final-Four

    Tifozët po braktisin stadiumet, shifrat dëshpëruese të dy gjysmëfinaleve të Final-Four

    Formula e kampionatit me përfundimin me një miniturne “Final Four”, u zgjodh dy vite më parë nga FSHF me objektivin që të kishte sa më shumë shikueshmëri të kampionatit, duke argumentuar se do të rritej numri i tifozëve që e ndiqnin në tribuna.

    Gjithashtu, u insistua që të luhej në “Arena Kombëtare”, pasi kështu do të kishte një fluks më të madh tifozësh për ndeshjet. Por shifrat thonë të kundërtën. Jo vetëm gjatë sezonit të rregullt, por edhe gjatë “Final Four”, tifozët kanë braktisur gjithnjë e më shumë kampionatin shqiptar.

    Sipas të dhënave zyrtare të FSHF-së, në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Dinamos kishte të pranishëm 3000 tifozë në stadium. Ndërkohë, shifra për ndeshjen Egnatia-Partizani ishte 4200 tifozë të pranishëm. Padyshim shifra jashtëzakonisht të ulëta për ndeshje që duhej të ishin kulmi i sezonit futbollistik në vend, por ndoshta formula duhet ndërruar.

    Aq më tepër po të krahasosh me të dhënat zyrtare të FSHF për ndeshjet e edicionit të kaluar. Sipas saj, kanë qenë 7 mijë tifozë të pranishëm në duelin gjysmëfinal Partizani-Skënderbeu, si dhe 5 mijë tifozë të pranishëm në ndeshjen Egnatia-Vllaznia. Me pak fjalë, numri i tifozëve nga një vit më parë thuajse është përgjysmuar. Një e dhënë alarmante që tregon se si formula nuk ka ndihmuar rritjen e interesit të tifozëve për këto ndeshje, por thjesht e ka ulur atë. Tani mbetet të shihet vetëm se si do të jetë prania e tifozëve në ndeshjen finale, duke kujtuar se sipas FSHF, në atë të edicionit të kaluar mes Egnatias dhe Partizanit, ishin të pranishëm 10500 tifozë.

  • FOTO/ Vllaznia luan finalen ndaj Dinamos, presidenti Alban Xhaferi motivon lojtarët dhe tifozët

    FOTO/ Vllaznia luan finalen ndaj Dinamos, presidenti Alban Xhaferi motivon lojtarët dhe tifozët

    Vllaznia dhe Dinamo do të kërkojnë një biletë për finalen e madhe të Superiores. Shkodranëve iu mungon titulli prej 24 vitesh dhe tashmë kanë një mundësi të artë. Ata mund të kalojnë në finale edhe falë një barazimi. Në prag të kësaj ndeshje që luhet në orën 20:00, në “Arena Kombëtare”, ka reaguar edhe presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi.

    Në profilin e tij zyrtar ai shkruan se: “Të gjithë rrugët sot në Arena Kombëtare. Në mbështetjen të ❤️💙 për endrrën tonë⚽️🏆”

    Një vend në finale. Kjo është ajo që kërkojnë sot më 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” Vllaznia e Dinamo. Dy formacionet do të luajnë gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, për të përcaktuar skuadrën e parë që do të diskutojë titullin kampion në 12 maj.

    Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City duhet vetëm të fitojë për të kaluar në finale. Kjo është e përcaktuar në rregullore, duke qenë se shkodranët u renditën në vendin e dytë në fund të 36 javëve të sezonit të rregullt, ndërsa Dinamo në të tretin.

    fituar tre ndeshje në 6 përballje e ka barazuar dy, duke humbur vetëm një herë me kuqeblutë e Thomas Brdaric. Shkodranët duhet të hakmmerren edhe për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, në atë 4-3 rokamboleks, ku Vllaznisë nuk i mjaftoi rikthimi për të arritur në finalen e kompeticionit e fituar më pas me penallti nga Dinamo ndaj Egnatias.

    Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe. Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, në pritje të asaj që do të dhurojë fusha edhe nesër në përballjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 mes Egnatias e Partizanit.

  • Nga Inter-Barcelona në finalen e Final-Four, java anormale e arbitrit Szymon Marciniak; zbulohet shpërblimi nga FSHF-ja

    Nga Inter-Barcelona në finalen e Final-Four, java anormale e arbitrit Szymon Marciniak; zbulohet shpërblimi nga FSHF-ja

    Szymon Marciniak para se të zbarkojë në Shqipëri për të gjykuar në finalen e “Final – Four” me 12 maj do të gjykojë një tjetër sfidë spektakolare. Nga UEFA është përzgjedhur për të gjykuar gjysmëfinalen e Champions League.

    Saktësisht duelin mes Inerit dhe Barcelonës, përballje kjo e parashikuar të luhet ditën e martë në orën 21:00. Polaku do të jetë kryesorë në sfidën e Milanos, ku do të vendoset edhe finalisti i parë i Champions League. Gjysmëfinalja e parë mes zikaltërve dhe katalanasve ka përfunduar 3-3 dhe në 90-të minutëshin e “San Siros” do të luajnë gjithçka për gjithçka.

    Pas kësaj ndeshje, Szymon Marciniak do të udhëtojë disa ditë më pas në Tiranë për finalen e kampionatit shqiptar në “Final Four”. Ai do të përfitojë rreth 5000 euro nga Federata Shqiptare e Futbollit, përveç akomodimit dhe fluturimit.

    Ndërkohë vlen të theksohet se vetëm 1 javë më pas do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të jetë kryesorë në “Arenën Kombëtare”, ku do të zhvillohet finalja e “Final – Four”. Në garë për titullin janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, ku gjysmëfinalet janë Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo.

    BILETAT

    Vllaznia – Dinamo City (4 maj, ora 20:00) dhe Egnatia – Partizani (5 maj, ora 20:00) janë çiftet gjysmëfinaliste që do të përballen në ndeshje teke, nga ku do të përcaktohen dy finalistët e këtij edicioni. Të dyja takimet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

    Biletat për këto ndeshje mund të blihen online në e.bileta.al në çdo moment, si edhe fizikisht pranë pikës së shitjes te stadiumi “Arena Kombëtare”.

    LEXO ME SHUME:Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI)

  • Përballja Partizani-Egnatia në Final-Four, statistikat dhe duelet direkte flasin për të kuqtë

    Përballja Partizani-Egnatia në Final-Four, statistikat dhe duelet direkte flasin për të kuqtë

    Partizani dhe Egnatia janë ndeshur plot gjashtë herë deri më tani, katër në kampionat dhe dy në Kupë, teksa, tani do të përballen edhe në “Final 4”, dhe do të jetë hera e shtatë dhe me siguri përbën një precedent të rrallë.

    Kjo mes Partizanit dhe Egnatias përbën një betejë mes dy rivalëve më të mëdhenj të dy viteve të fundit. Në gjashtë beteja të tyre në këtë sezon, bilanci është në favor të “Demave” sa u përket rezultateve, por Egnatia ishte ajo që fitoi gjysmëfinalet e Kupës, duke përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë.

    Të kuqtë kanë arritur të fitojnë tri ndeshje, një në Kupë dhe dy në kampionat, kundrejt dy fitoreve të Egnatias në dy kompeticionet dhe një barazimi. Fakti është se kjo dyshe u përball vjet në finalen e titullit, që pa fitues pikërisht rrogozhinasit. Skuadra e Tetovës, në ndeshjet vendimtare ka ditur si të fitojë përballë “Demave” dhe mund të konsiderohet si rivalja më e sikletshme në të tilla beteja.

    KALENDARI

    Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.

    Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.

    Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 12:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    LEXO ME SHUME:HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat

  • HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat

    HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat

    Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, katër ekipet pjesëmarrëse në “final-four”, kanë mësuar rrugën e tyre drejt titullit kampion. Këtë të hënë, në “Air Albania”, në stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij sezoni, janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste me anë të shortit. Egnatia luan me Partizanin, ndërsa Vllaznia do të luajë me Dinamon.

    KALENDARI

    Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.

    Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.

    Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 12:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Të katër skuadrat e kualifikuara do të përfitojnë shpërblime sipas rregullores së aktivitetit. Ekipi kampion, përveç shpërblimit financiar, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

    LEXO ME SHUME:ZYRTARE! Përsëritet dështimi epik i Final Four, një ndeshje vendimtare do të luhet…

  • Abissnet Superiore, 180 minuta të ethshme; katër skuadra në luftë për titullin kampion dimri

    Abissnet Superiore, 180 minuta të ethshme; katër skuadra në luftë për titullin kampion dimri

    Abissnet Superiore, pas 17 javësh kampionët e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2024, Egnatia,Partizani,Dinamo dhe Vllaznia janë drejt trofeut të parë, edhe pse simbolik, atë të shpalljes kampion dimri, që për cdo skuadër vlen shumë për moralin e renditjen. Pas një starti të dobët, Egnatia ka treguar forcë karakteri duke u rimëkmbur menjëherë dhe tashmë kryeson me 28 pikë. Rrogozhinasit janë vetëm 180 minuta larg shpalljes kampion dimri, por Edlir Tetova kërkon të ulë euforinë, pasi për kampionët janë dy transferta delikate me Teutën dhe Dinamon.

    Dy barazimet e fundit, dhe humbja ndaj Bylisit javën e kaluar erdhën në momentin e gabuar te Partizani. Veselinovic tashmë ka një detyrë të vështirë, të gjejë ritmin dhe harmoninë e duhur për ti mbyllur me sukses dy përballjet e fundit ndaj Elbasanit dhe Vllaznisë, e meqë po flasim për ekipin shkodran ka një anomaly te kuqeblutë, vendi i katërt me 28 pikë, dhe cuditërisht ka numrin më të madh të fitoreve me 8 së bashku me Egnatian dhe gjithashtu sulmin më të mirë të Superiores me 27 realizime. 2 pikë larg është vendi i parë dhe shkodranët shpresojnë në hapat fals të kryesueve, gjithmonë nëse marrin pikët e plota ndaj Laçit dhe Partizanit.

    Dinamo me 28 pikë kërkon ta mbyllë 2024-tën në mënyrën që dhe ata vetë ndoshta nuk e kishin imagjinuar. Ardhja në stol e Ilir Dajës ka ndryshuar për mirë gjërat dhe blutë të pozicionuar në vendin e tretë, kërkojnë një sforco të fundit në derbi ndaj Tiranës, dhe përballjen me Egnatian. 180 minuta interesante që pritet të dhurojnë emocione ne Abissnet Superiore.

  • Skema e Final-Four, totali i numrit të biletave të shitura në katër sfida dhe shuma monetare e arkëtuar (FOTO)

    Skema e Final-Four, totali i numrit të biletave të shitura në katër sfida dhe shuma monetare e arkëtuar (FOTO)

    Këtë sezon u aplikua formati i Final-Four në Kategorinë Superiore, një risi nga ana e Federatës që në fakt nuk është se mori miratimin e disa klubeve me përfundimin e sezonit. Me përfundimin e sezonit, tani është koha për llogari. Në gjysmëfinalen e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit, në stadium ishim 4 mijë e 200 tifozë, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë mes Egnatias dhe Vllaznisë ishin 5 mijë e 500 tifozë.

    Ndeshja për vendin e tretë dhe katërt nuk shfaqi interes nga tifozët, ku në “Air Albania” ishin vetëm 200 tifozë. Në finalen mes Egnatias dhe Partizanit ishin 11 mijë tifozë dhe në total janë shitur 20 mijë e 900 bileta. Nga kjo shumë, 315 mijë euro janë arkëtuar nga Federata, shumë që do të ndahet nga të katërta klubet.

  • E FUNDIT/ Gjysmëfinalet e Final-Four, Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia, zbulohen ndeshjet për titullin

    E FUNDIT/ Gjysmëfinalet e Final-Four, Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia, zbulohen ndeshjet për titullin

    Është hedhur shorti për “Final 4” në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

    Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.

    Dueli Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj ora 20:00.

    Dy ditë më vonë do të zhvillohet Egnatia-Vllaznia në datën 19, po në orën ora 20:00. Më pas finalja e madhe në datën 26 maj në orën 19:00.