Klubi i Beshiktashit nuk ka vonuar shumë për të bërë zyrtar emrin e trajnerit të ri, pak ditë pasi pa Fenerbahçen t’i rrëmbente nga duart Jose Mourinhon. Portugezi zgjodhi rivalët e qytetit të Stambollit dhe klubi ku luan Ernest Muçi, nisi nga e para kërkimin, duke gjetur në fund një emër të denjë për të synuar edhe një herë titullin.
Klubi sot bëri të ditur se ka nënshkruar me holandezin Giovanni van Bronckhorst, një emër shumë i njohur i futbollit në Europë. Ish-lojtari i klubeve si Arsenal e Barcelona i cili fitoi Champions League në vitin 2006 e me mbi 100 ndeshje të luajtura me Holandën, ka nisur trajningun prej disa vitesh, duke drejtuar klube si Feynoord e Rangers, ku me këtë të fundit arriti deri në finalen e Europa League.
View this post on Instagram
Tani ai do të marrë drejtimin e Besiktas-it ku ka nënshkruar për dy vite, duke synuar që ta bëjë edhe një herë këtë skuadër pretendente për titullin kampion në Turqi. Kështu, Ernest Muçi dhe Milot Rashica bëhen me trajner të ri.