Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.
Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.
NDRYSHIMI
Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.
LEXO MË SHUMË: FSHF bën njoftimin e madh, zbulon sa kushton një biletë për miqësoren Suedi-Shqipëri
Ditën e martë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi. Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 117-118-119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze, që shkon në 9 euro. FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online. (KLIKO LINKUN PËR TË LEXUAR MË SHUMË)