211
Në vigjilje të pjesëmarrjes së tyre për herë të parë në Europë, konkretisht në Conference League, Egnatia fazën përgatitore e ka zhvendosur në Turqi. Ditën e sotme, klubi rrogozhinas ka udhëtuar në Bolu, një provincë e vogël ku distanca me Stambollin është vetëm 1 orë gjysmë. Klikoje Sport ka mësuar se skuadra do të qëndrojë deri më datën 8 korrik dhe nesër klubi rrogozhinas do të bëjë të ditur axhendën dhe miqësoret që do të zhvillojë në tokën turke.
Në orën 15:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti ku Egnatia do të mësojë kundërshtarin e mundshëm: Ararat-Armenia FC (Armeni), FK Sutjeska (Mali i Zi), FK Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë), FC Vaduz (Lihtenshtejn), NK Domžale (Slloveni) janë kundërshtarët e mundshëm.