VIDEO/ Presidenti i ri i Teutës Fatos Troplini e nis me objektiva sezonin e ri: Klub pretendent, rikthejmë tifozët në shkallët e stadiumit

by KLIKOJE.AL

Fatos Troplini është presidenti i ri i Teutës. Prezantimi erdhi në konferencë për shtyp ku dhe tha fjalët e tij të para. Shumë shkurt, presidenti i ri i Teutës u shpreh: Çfarë më shtyu? Pasioni për këtë sport. Për ta dërguar përpara, në vitet e arta. Teuta do të jetë një ekip pretendent. Synimi ynë është të jemi në renditjet e fillimit, me një punë të mirë. Mendoj që për tifozërinë durrsake, t’i rikthejmë në stadium si në vitet e arta të ekipit.” Përfundoi Fatos Troplini.

DEKLARATA E ENKELED DOBIT SI TRAJNERI TEUTËS

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtorin për këtë besim, është si të them kthim në shtëpi. Ndjehem i privilegjuar për ta rindërtuar dhe të kthejmë Teutën që presim të gjithë, në vendin që i takon. Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur, jemi në proces dhe shkopin e çudirave nuk e kemi brenda 2 muajve, jemi në të njëjtën linjë dhe drejtim, në teori jemi dakort dhe duhet ta hedhim në praktikë. Teuta që të jetë kompetitive, është i vetmi klub që nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria, ka pozicionin e vet në futbollin shqiptar, tifozët të kenë dëshirën që ta shohin ekipin krenar, që do të ketë fitore, humbje, barazime, por do bëjmë të mundurën që të kemi sa më shumë fitore.

Kjo është arsyeja që unë jam këtu, për ta rindërtuar nga e para, koha do e tregojë, se sot mund të flasim shumë gjëra të bukura. Është privilegj, është kënaqësi më e madhe se sa mund ta shpreh, pritshmëritë janë të mëdha, na pret një punë e madhe, por kemi marrë një sfidë, nuk e hap dot shampanjën pa marrë rrezikun. Kemi shumë punë, dëshira është shumë e madhe. Në një ditë nuk mund të thuash asgjë, duhet të japim kohën e duhur për çdo gjë, them që do jemi kompetitivë, sa do e arrijmë, do e tregojë koha”, deklaroi Dobi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.