Erzeni konsiderohet si FINALE! Bylis humbet Maçollin, por ballshiotët kërcënojnë me sulmuesin… japonez

Bylisi do të sfidojë Erzenin në kuadër të javës së 33-të të kampionatit shqiptar, sfidë që do të luhet ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 15:30. Një sfidë direkte për mbijetesë mes dy ekipeve që kanë detyrim 3 pikët.

Për këtë duel te ballshiotët do të mungojë Xhoele Maçoli për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave, ndërsa lajm i mië për Naxhi Shensoin është rikthimi i sulmuesit japonez, Doi. Ky i fundit ka hedhur prapakrahëve dëmtimin dhe pritet të jetë i gatshëm ndaj shijakasve.

Kjo i jep më shumë qetësi Shensoit, të cilit i shtohen alternativat në sulm për sfidën e radhës, ndërsa në fushë pritet të hedhe në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për të marrë edhe 3 pikët.

Related posts

E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)