Erzeni fillon spastrimet, klubi shijakas largon tetë lojtarë

Kampionati shqiptar është pushim këto ditë të para të vitit 2024, por ka nisur merkato e futbollistëve dhe të gjithë klubet po kërkojnë elemente cilësorë për të përforcuar organikën, ose po mundohen të largojnë ata lojtarë që nuk janë aktivizuar shumë në pjesën e parë të sezonit.

Klubi i Erzenit njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me 8 lojtarë. Sokol Kiqina, Flavio Meçja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Isteri dhe Klodian Pjetri kanë mbyllur aventurën e tyre te skuadra shijakase. Duhet theksuar se lojtarët kanë gjetur pak hapësira në formacionin e Erzenit në pjesën e parë të sezonit.

Shijakasit mbyllën me fitore vitin 2023, pasi mposhtën 1-2 në transfertë Partizanin në ndeshjen e fundit të Superiores. Erzeni ndodhet në vendin e tetë në renditje dhe ka grumbulluar 21 pikë në 18 ndeshje të luajtura në kampionat.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë