Ernest Muçi nuk është normal, tjetër magji nga sulmuesi me fanellën e Trabzonspor (video)

by KLIKOJE.AL

Ernest Muçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit. Ish-lojtari i Tiranës ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren 3-0 kundër Fetijesporit. Ernest Muçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 69 të takimit të vlefshëm për Kupën e Turqisë.

Si përherë, lojtari i Kombëtares kuqezi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit me gjuajtjen e tij nga distanca. Ndërkohë Muçi ka dhënë kontributin e tij edhe në golin e tretë të takimit, ku dha asistin për Nuakaemen në minutën e 79.

Mesfushori me tipare sulmuese është golashënuesi kryesor për klubin turk në këtë sezon. Në Kupë numëron tre gola dhe dy asistime për katër ndeshje. Sa i përket kampionatit, është autor i tetë golave. Shifra këto të frikshme, ndërsa qëndron i huazuar nga Beshiktashi.

Ernest Muçi duket edhe se mbetet lojtari që i mungon Kombëtares shqiptare. Trajneri Silvinjo preferoi të mos e ftonte për ndeshjet e fundit, ndërsa në vitin 2025 mori minuta vetëm ndaj Letonisë si zëvendësues.

LEXO ME SHUME:Elbasani, tjetër goditje në sulm; vjen futbollisti 19-vjeçar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.