Ernest Muçi fantastik! Goditja me të djathtën çon peshë stadiumin, shënon në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës (video)

Ernest Muçi

Ernest Muçi ka shënuar një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë mes Besiktas dhe Ankaragucu. Talenti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70’, teksa supergoli i shënuar dërgon aktualisht në finalen e madhe Besiktasin.

Kanë mbetur dhe rreth 15 minuta nga loja e rregullt. Para tifozëve të tij, Besiktas duhet të bëjë vetëm detyrën duke ruajtur rezultatin.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar 0 me 0. Kundërshtari tjetër finalist do të dalë nga ndeshja Trabzonspor – Karagumrug. Takimin e parë e ka fituar Trabzonspori në shtëpi 3 me 2.

Related posts

E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)