Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut u shpreh i zhgënjyer për humbjen ndaj Elbasanit.
“Ne na duhet çdo pikë, edhe barazimi do ishte i vlefshëm por fitorja edhe më shumë e vlefshme. Unë mendoj që duhet të ishim më vigjilentë, goli i parë erdhi nga mosvigjilenca, dihet që në një terren të tillë, portieri duhet ndihmuar nga mbrojtësit. Gjjithsesi më vjen shumë keq pasi e prisnim ndeshjen ndryshe, pse jo të kërkonim edhe fitoren.
Më vjen keq për skuadrën, kam rreth dy javë e gjysmë këtu dhe nuk po gjejmë zgjidhjen, ekipi ka nevojë për diçka tjetër, duhet të mendojmë të gjithë për zgjidhjen. Është një ekip shumë i brishtë, thyhet dhe nuk ngrihet dot më, kjo është për ardhur keq se Elbasani nuk është se bëri gjë. Unë mendoj që kemi pasur më shumë mundësi deri në momentin e gabimit, gropa është shumë e madhe, ta ngrej psikologjikisht por mesa duket nuk po gjej dot zgjidhje. Skuadra ka qenë në këtë gjendje që është”, deklaroi Ernest Gjoka për “RTSH Sport”.
Elbasani përjashton veten nga lufta për mbijetesë me një fitore 0-2 në Korçë përballë Skënderbeut të vendit të fundit, në javën e fundit të vitit 2024. Ivan Gvozdenovic merr një hakmarrje personale ndaj ish-ekipit që e shkarkoi muajin e kaluar, pas gati dy vjetësh bashkëpunim. Në ardhjen e parë në Korçë si kundërshtar tekniku rrëmben fitoren me golat e Lleshit dhe Ze Gomes.
LEXO ME SHUME: As Ernest Gjoka nuk po nxjerr nga telashet Skënderbeun, Gvozdenovic rikthehet si fitimtar në Korçë (video)