Ndodh momenti i shumëpritur. Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen në buzë. Vëllai i Madh vendosi që në shtëpi të zhvillohej një “Dasmë tradicionale shqiptare”, ku çifti që do martohej ishte Luizi dhe Kiara.
Kiara me fustan të bardhë dhe Luizi me kostum dhëndri, bënë një ecje të shkurtër deri kur mbërritën në “altar”. Kristi i cili ishte në rolin e priftit, e shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre.
Momenti u duartrokit nga të gjithë banorët, të cilët mezi po e prisnin këtë moment të bukur. Luizi e ka shprehur pëlqimin e tij për Kiarën, që kur shkeli në shtëpinë e Big Brother. Në ditët në vijim, ai gjithashtu i shprehu asaj edhe ndjenjat që kishte për të.
Ndonëse e stepur fillimisht, Kiara u bind për dashurinë e Luizit dhe e puthi atë sonte në buzë, duke u shpallur kështu çifti i parë në shtëpi.