Erbim Fagu shijon fitoren e parë në stolin e Tiranës, mesazh Skënderbeut: Është momenti të kalojmë ekipin korçar

by KLIKOJE.AL

Tirana rikthehet te fitorja duke mposhtur Dinamon në një derbi të çmendur që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të bardhebluve. Përfundim i njëjtë si ai i 2 derbeve të tjera mes tyre duke konfirmuar se kjo përballje garanton gjithmonë spektakël.

Tirana i jep një goditje bluve në garën për Final Four, ndërsa vetë avancon me vetëm 1 pikë larg Skënderbeut. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Erbim Fagu foli për fitoren e tij të parë në kampionat.

NDESHJA-Dua të komplimentoj lojtarët për sot. Pjesa e parë e dominuar, 2-0, por futbolli është i tillë. Rezultati 2-0 është i rrezikshëm pasi futesh në tension nëse pëson. Dy gabime dhe na barazuan, por reaguam shpejt duke bërë golin e tretë. Ishte një fitore e merituar.

PATRICK- Ishte zgjedhje taktike, ndryshuam rreshtimin. U fut Njadovski dhe ishim me 3 mbrojtës.

FINAL FOUR- Objektivi jonë është ndeshja e rradhës me Teutën dhe Skënderbeu që duhet ta kalojmë në renditje”, tha Fagu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.