Eneo Bitri nuk e harron të shkuarën si ish-lojtari i Partizanit, mbrojtësi “NGACMON” Tiranën në prag të derbit

Eneo Bitri rikthehet pas në kohë. Mbrojtësi beratas kujton kohën kur ka qenë pjesë e klubit të Partizanit me të cilin ka fituar një titull kampion dhe Superkupën e Shipërisë. 26-vjeçari tashmë është pjesë e Banik Ostrava-s, skuadër në Republikën Çeke.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale duke kujtuar festën e 4 viteve më parë, kur Partizani luante kundër Tiranës dhe siguronte matematikisht titullin kampion në derbi.

Duket si një ngacmim për 26 herë kampionët e Shqipërisë, të cilët do të tentojnë rezultatin pozitiv përballë skuadrës së Giovanni Colellës. Kujtojmë që derbi i së mërkurës së ardhshme që do të zhvillohet në orën 18:30, pritet me interes të madh nga të gjithë sportdashësit.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë