“Eleminoi skuadra nga Andorra dhe Letonia”, trajneri në Kazakistan injoron keq Partizanin: Kur nuk mundim dot këto, çfarë kërkojmë?

Astana do të përballet kundër Partizanin në Play Off të Conference League. Në Kazakistan janë të bindur se Astana do të kalojë më tej. Nënvlerësimi është i madh për kampionët e Superiores dhe kjo shihet qartazi. Trajneri i njohur në Kazakistan, Sergey Volgin, u shpreh i bindur në suksesin e Astanës.

“Astana nuk ka rrugë tjetër, ju duhet ta mposhtni këtë ekip. Nëse krahasojmë statusin e klubeve, atëherë ekipi i Kazakistanit duket favorit në këtë çift.

Para takimit me Astanën, shqiptarët mundën klube nga Letonia dhe Andorra dhe nga Champions League u larguan nga BATE, i cili gjithashtu nuk është super klub. Nëse nuk fitoni dot me këtë ekip nga Shqipëria, Partizanin, çfarë më pas?

Nuk shpresoj, por jam i sigurt se Astana do të jetë në gjendje të kapërcejë rivalin e saj dhe të arrijë në fazën e grupeve. Tani shumë negativitet sillet rreth kampionit aktual të Kazakistanit. Shpresoj që djemtë të largohen psikologjikisht nga e gjithë kjo, të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë. Partizani është një kundërshtar i kalueshëm”, tha trajneri i njohur.

Related posts

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës

“Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët”, Orges Shehi sfidon Teutën: Gjendjen e mirë psikologjike ta shfrytëzojmë nesër