“Eleminimi nga Kupa djeg”/ Orges Shehi sheh përpara pas ndeshjes ndaj Kukësit: Ndaj Teutës për të përmirësuar gabimet

by KLIKOJE.AL

Partizani përballet të shtunën në mbrëmje në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit me Teutën, në një sfidë që për trajnerin Orges Shehi është mjaft e vështirë. Sipas Shehit, eliminimi nga Kupa ende djeg, por të kuqtë shohin përpara.

“Vështirësia sa vjen e kalon në një shkallë më të madhe, koha e rikuperimit është më e paktë. Ne do të shkojmë nesër (të shtunën) me idenë që është e rëndësishme për ne dhe të marrim maksimumi nga ndeshja. Futbolli ka momente të këqija dhe të mira, eliminimi nga Kupa na djeg por duhet të vazhdojmë përpara.

E shkuara të shërben për të përmirësuar gabimet, duhet të mendojmë vetëm për të tashmen dhe jo të shkuarën dhe ardhmen. Kërkojmë gjithmonë të përmirësohemi. Nesër është Skuka në pjesën e grumbullimit është edhe Keko. Na mungojnë Mensah, Bytyçi, Mehmeti dhe Preka për arsye kartonësh, patjetër edhe Rrapaj, ndërsa pjesa tjetër është, Manaxhimi është i mirë kur skuadra stërvitet rregullisht, por kemi pasur edhe shumë dëmtime, është e vështirë kur të mungojnë lojtarë dhe të vendos në vështirësi,” tha Shehi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.