Alarm për Dinamon! Elbasani vjen i ‘frikshëm’ në sfidën e fundjavës

by KLIKOJE.AL

Elbasani pritet të zbresë në fushë fundjavën e ardhshme ndaj Dinamos me disa alternativa më shumë në dispozicion, në një moment delikat të sezonit ku çdo pikë merr vlerë të shumëfishtë. Verdheblutë synojnë të konfirmojnë formën e mirë dhe të vazhdojnë serinë pozitive, ndërsa rikthimet e rëndësishme i japin skuadrës më shumë siguri dhe thellësi në formacion. Një tjetër element në favor të verdhebluve është gjendja e mirë psikologjike. Skuadra vjen nga rezultate pozitive dhe atmosfera në grup është mjaft e mirë. Objektivi i Elbasanit është i qartë: të mos ndalet. Verdheblutë duan të ruajnë ritmin, të shfrytëzojnë momentin pozitiv dhe të marrin maksimumin nga kjo përballje.

Lajmi më inkurajues për kampin verdheblu është rikuperimi i dy futbollistëve kyç, Ibrahima Diallo dhe Kristi Qose. Të dy kanë qenë mungesa të ndjeshme në javët e fundit, duke ndikuar jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në balancën e skuadrës në repartet përkatëse. Diallo pritet të sjellë forcë dhe stabilitet në fazën ofensive, ndërsa Qose ofron dinamizëm dhe eksperiencë në menaxhimin e ritmit të lojës. Edhe pse nuk janë ende në formën e tyre maksimale, fakti që po stërviten me grupin dhe janë drejt rikthimit të plotë konsiderohet një plus i madh për sfidën ndaj Dinamos.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.