Elbasani, tjetër goditje në sulm; vjen futbollisti 19-vjeçar

by KLIKOJE.AL

Elbasani ka bërë një goditje të fundit në merkaton e janarit. Mësohet se klubi verdheblu ka mbyllur blerjen e sulmuesit nigerian Malik Odeyinka.  Çfarë bie në sy për nigerianian është se nga viti 2022 ka ndryshuar gjashtë ekipe. Elbasani do të jetë aventura e radhës.

KubGU Krasnodar, Vista, Botev Plovdiv, Arsenal Tula, VAN dhe së fundmi Alashkert janë ekipet e mëparshme. Nga bullgarët e Plovdiv është huauzar te Arsenal Tula dhe më pas Van në Armeni, para se të transferohej tek Alashkurt.

Merkato e dimrit është përqëndruar vetëm tek afrikanët tek Elbasani. Më parë është prezantuar Insa Boje, ndërsa akoma mungon zyrtarizimi i Samuel Nongoh. 19-vjeçari, i cili luan në të tre pozicionet e sulmit, është marrë nga klubi armen Alashkert, që ruan 30% të fitimit në rast shitjeje.

LEXO ME SHUME:Teuta “ndez” merkaton dhe bën me krahë tifozët, firmos me talentin golashënues (EMRI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.