Elbasani festoi ngjitjen në Kategorinë e Parë, trajneri Merxha entuziast: Sezon fantastik, falënderoj tifozët

by KLIKOJE.AL

Elbasani feston ngjitjen në Kategorinë e Parë. Një histori suksesi e klubit të themeluar vetëm dy vite më parë, që administrohet nga Bashkia Elbasan dhe kërkon të rimëkëmbë futbollin në qytetin me shumë traditë në vendin tonë. Nga Kategoria e Tretë në të Dytën dhe tashmë në të Parën, duke mos pësuar asnjë humbje. Trajneri i AF Elbasanit, Eriol Merxha, është i lumtur që më në fund skuadra bardheblu u ngjit në Kategorinë e Parë.

“Djemtë i kemi të mrekullueshëm dhe janë pikërisht ata që e bënë të mundur këtë sezon fantastik. I falënderoj sinqerisht ata dhe tifozët verdheblu. Nuk ka rëndësi nëse jam unë trajner apo një tjetër sezonin e ri, rëndësi ka që në fundjavë të shkojmë në stadium të mbështesim Elbasanin”, ka thënë Merxha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.