Elbasani, Gvozdenvic pa frikë për objektivat: Do luftojmë për Europën, jemi një klub i madh

by S.M

Elbasani është duke zhvilluar fazën përgatitore në Greqi, aty ky skuadra verdheblu po stërvitet në prag të startit të sezonit të ri. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTSH Sport, trajneri Ivan Gvozdenović ka folur për gjendjen e skuadrës, merkaton si dhe objektivat e Elbasanit.

“Gjithçka po shkon mirë. Kemi ardhur në datën 21 korrik dhe do të qëndrojmë deri në 8 gusht. Kemi zhvilluar dy miqësore deri tani dhe jam i kënaqur me gjendjen e skuadrës. Kemi afruar 5 lojtarë deri më tani. Merkato është e hapur deri në fund të gushtit, por mendoj se skuadra është e plotësuar. Nëse do të ketë ndonjë largim, atëherë do të ndërhyjmë në merkato, për të bërë ndonjë afrim. Kemi plotësuar të gjitha repartet ku kishim nevojë dhe jam shumë i kënaqur me merkaton.

Objektivat e Elbasanit në sezonin e ri? Do të luftojmë fort për të arritur Europën. Ne jemi një klub i madh dhe do të tentojmë një vend në Kupat e Europës në sezonin e ri. Do të jetë një garë e fortë, sepse janë shumë skuadra që kanë pretendime të mëdha këtë sezon”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Elbasani-t.

LEXO ME SHUME:Tirana mbeti pa kapiten pas largimit të Micit dhe Përgjonit, klubi vendos kujt do ia besojë shiritin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.