Elbasani në lot, sot homazhet për Fatjon Bunjakun (POSTIMI)

Elbasani

Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut ka tronditur futbollin në Shqipëri dhe Kosovë. Pas aksidentit me makinë, ëndrrat e tij u shuan në moshën 22-vjeçare. Elbasani do të zhvillojë sot homazhe për futbollistin e tij. Verdheblutë njoftojnë se do të jenë nga ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lajmi i hidhur ka prekur familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv, të cilët po e kujtojnë me dhimbje dhe respekt. 22-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasani-t, humbi jetën në një aksident tragjik. Gjatë karrierës së tij, ai mbrojti ngjyrat e disa skuadrave kosovare dhe ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës.

NJOFTIMI I ELBASANIT

“Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit,

Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion.

Le ta nderojmë sëbashku kujtimin e Fatjonit”.

LEXO ME SHUME:Maran në alarm! Dy humbje në dy ndeshje, Sylvinho kishte vetëm tre në gjithë aventurën

Related posts

FOTO/ Aksidenti fatal i Fatjon Bunjakut, publikohet fotoja e automjetit të përmbysur

Maran në alarm! Dy humbje në dy ndeshje, Sylvinho kishte vetëm tre në gjithë aventurën

Dy ndeshje, dy humbje për Rolando Maran, re të zeza mbi Kombëtaren (video)

1 comment

Bunjaku, publikohet foto e automjetit të përmbysur 07/06/2026 - 13:13
[…] LEXO ME SHUME:Elbasani në lot, sot homazhet për Fatjon Bunjakun (POSTIMI) […]

Comments are closed

Add Comment