Maran në alarm! Dy humbje në dy ndeshje, Sylvinho kishte vetëm tre në gjithë aventurën

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare po përjeton një nisje të vështirë në epokën e Roberto Maran. Humbja ndaj Luksemburgut ka thelluar edhe më shumë zhgënjimin e tifozëve, teksa tekniku italian ka regjistruar dy humbje në dy ndeshjet e para në krye të stolit kuqezi.

Një statistikë që bie menjëherë në sy lidhet me ecurinë e paraardhësit të tij, Sylvinho. Gjatë gjithë periudhës së brazilianit në krye të Shqipërisë, kuqezinjtë u mposhtën vetëm tre herë në stadiumin “Air Albania”. Bëhet fjalë për humbjet ndaj Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës, si dhe ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, Maran ka barazuar pothuajse menjëherë një pjesë të këtij bilanci negativ. Brenda pak ditësh, Kombëtarja është mposhtur fillimisht nga Izraeli dhe më pas nga Luksemburgu, duke bërë që italiani të numërojë dy humbje në dy paraqitjet e para në “Air Albania”. Tashmë presioni mbi trajnerin italian pritet të rritet, pasi tifozët kërkojnë një reagim të shpejtë dhe rikthimin e rezultateve pozitive që karakterizuan periudhën e mëparshme të Kombëtares.

LEXO ME SHUME:Dy ndeshje, dy humbje për Rolando Maran, re të zeza mbi Kombëtaren (video)

Related posts

Dy ndeshje, dy humbje për Rolando Maran, re të zeza mbi Kombëtaren (video)

Dinamo befason të gjithë, dy emra të nxehtë shumë pranë firmës

Çfarë po ndodh? Tifozat Kuqezi braktisin Kombëtaren pak minuta para ndeshjes (POSTIMI)