Një aksident tragjik në aksin Vushtrri-Mitrovicë, i mori jetën sulmuesit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku-t. Futbollisti u shua në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.
Ndërkohë që “KlanKosova” ka shpërndarë edhe një foto nga vendi i ngjarjes. Automjeti me të cilin po udhëtonte Bunjaku shihet të jetë përmbysur, ç’ka i ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. Kujtojmë që 22-vjeçari u bashkua me Elbasanin në merkaton e shkuar verore. Gjithashtu, gjatë karrierës së tij, Bunjaku është aktivizuar me Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Kosovës U21.