Eneo Bitri tashmë mund të quhet lojtar i Egnatias. Mbrojtësi ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, për të firmosur me kampionët e vendit.
Partizani ishte po ashtu në garë për shërbimet e Bitrit, por në fund erdhi firma te rrogozhinasit. Dëshira e Egnatias për të arritur akordin me ish-kapitenin e “demave” u bë realitet. 29-vjeçari bëhet nga rikthimet e bujshme në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se ish-mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit pjesë e Niregihazas në Hungari.
Më parë për Eneo Bitri-n janë interesuar edhe klube të tjera nga Shqipëria si Tirana. Egnatia ndërkohë përforcohet në fazën difensive përpara sfidave në Europë.