Egnatia është rikthyer te fitorja në Superiore, pasi ka mposhtur 0 me 1 Skënderbeun në transfertë. Sfida e javës së tetë u vendos nga goli i Vuthajt në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes foli për mikrofonin e RTSH Sport, trajneri i Egnatias. Edlir Tetova deklaroi:
“Interesi im sot ishin 3 pikët. Kishim ndërruar skemën prej mungesave, kishim 3 në mbrojtje. Sakrifikuam Dylis për një pjesë. Në pjesën e parë mendoj ishim mirë në manovër, në të dytën duhet të kishim më pak qetësi për golin e dytë. Pasi Malota doli, Skënderbeu mori më shumë minuta drejt portës sonë.
Zejnullai është lojtar polivalent. Te krahu i djathtë i kryen shumë mirë detyrat. Po përshtatet si numër 6, na duhet punë me sulmin për këtë manovër. Shpresoj ky pushim të na ndihmojë akoma më tepër. Mendoj se është e shkuara, kam dhënë leje për lëvizjen e lojtarëve. Këto që kam janë më të mirët”.