Egnatia nuk ndalet në merkaton e janarit. Klubi kampion sapo ka prezantuar Mario Dajsinanin, kartonin e të cilit e ka blerë te Laçi.
Portieri që spikati te kurbinasit do të japë kontributin e tij në Rrogozhinë, ndërsa ka firmosur për 3 vite e gjysmë. Tek Egnatia duhet të fitojë vendin e titullarit që është mbajtur nga Dobjani.
Njoftimi i Egnatias:
“Mario Dajsinani është pjesë e kampionëve. KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me KF Laci për transferimin e portierit në rradhët e kampionëve. Presidenti z.Demrozi dhe futbollisit kanë firmosur kontratën deri në Qershor 2028 dhe më pas futbollisti i është bashkuar ekipit në stërvitje”.
BLERJA TJETËR E EGNATIAS
Pas një aventure 6 mujore në Azerbajxhan, mesfushori brazilian Fernando Medeiros rikthehet tek Egnatia, skuadër me të cilën spikati sezonin e kaluar.
Klubi rrogozhinas njofton se ka arritur akordin me lojtarin, deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027.
“Rikthehet Fernando. Futbollisti ka firmosur kontratën në praninë e Presidentit dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Fernando do jetë pjesë e Egnatias deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.
LEXO ME SHUME: “Të gjithë trofetë shijojnë”, Agim Demrozi premton surpriza te Egnatia: Në janar do shihni merkato të vërtetë
AGIM DEMROZI PREMTOI MERKATO PAS SUPERKUPËS
Agim Demrozi, presidenti i klubit të Egnatias ka folur për suksesin e rrogozhinasve në Superkupë. Ai ka sqaruar si e ka gjetur e si është skuadra, pra etapat në të cilat ka kaluar. Demrozi ka dhënë 2 premtime, një “bombë” në merkato dhe fytyrën e vërtetë të Egnatias, që të dyja në janar.