EGNATIA, historia përrallore e futbollit shqiptar! Mposht Partizanin në “Air Albania” dhe fiton titullin kampion për herë të parë (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia është fituese e kampionatit në sezonin 2023-2024. Ekipi rrogozhinas fiton 1-0. Një ndeshje me ritëm e raste nga të dyja skuadrat. Gjithçka do të niste në minutën e 8′ me Ibrahimoglu i cili gjuan drejt portës por çon sferën jashtë ngjitur me shtyllën. Në krahun tjetër, Mba në mintuën e 15′ shfaqet në sulm në të djathtën, gjuajtja e tij kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush dhe shkon në anësore në krahun tjetër.

Në minutën e 35′ Egnatia do të kalonte në avatazh. Pas një aksioni nga e djathta të Spahiut, harkimi i tij gjen Ibrahimoglu i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan duke kaluar rrogozhinasit në avantazh. Në pjesën e dytë, Egnatia u mundua të mbrohej me forca të shumta. Rasti më ideal për të barazuar shifrat ishte minuta e 68’. Taipi del para Sherrit dhe gjuan por portieri e devijon sferën mbi traversë, një rast që nërvozoi Orges Shehin.

Në minutën e 81’, aksion spektakolar i Egnatias pas një goditje këndi, Spahiu provon me kokë por Qirko devijon duke çuar sferën në shtyllë e shpëtuar skuadrën e tij. Egnatia shkruan emrin me gërma të arta në futbollin shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.