Egnatia është skuadra që arriti të marrë një barazim historik në transfertë ndaj Ararat Armenia. Sfidë që përfundoi 1-1 dhe është e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League.
Por tashmë nga rrogozhinasit kanë nisur të largohen lojtarët kryesorë që udhëheqën skuadrën drej vendit të 3-të. Pas kapitenit Jackson tashmë Redi Kasa ka marrë një ofertë nga një ekip turk.
Nga shtypi i shkruar bëhet me dije se 400 mijë euro është oferta që ka mbërritur. Egnatia është e vendosur që të ruajë një përqindje të pronësisë së kartonit të lojtarit. Kujtojmë se 21-vjeçari iu bashkua Egnatias në janar, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Sulmuesi këte sezon shënoi katër gola. Kasa iu bashkua rrogozhinasve në janar të këtij viti, ndërsa kishte luajtur në Bullgari me Septemvri Sofian.