Edmond Hasanbelliu ka vendosur të japë dorëheqjen si presdient i Teutës. Sipas Supersport, kreu i klubit durrsak ka falenderuar të gjithë që ka kontribnuar në këttë udhëtim të gjatë.
“Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale. Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.
Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen.
Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim!”
KUSH ËSHTË EDMOND HASANBELLIU
Edmond Hasanabelliun, në qytetin e Durrësit e njohin të gjithë si “Moni” që drejton futbollin e qytetit tyre, kurse në tërë vendin tonë, si president i klubit të futbollit “Teuta”. Por në botën e futbollit shqiptar të gjithë e njohin mirë si “dekani” i presidentëve të klubeve të futbollit. Dhe ndodh kështu, sepse ai njeri i heshtur në pamje të parë, por me një botë të pasur shpirtërore dhe i dashuruar fort pas futbollit ka plotë 22 vjet që qëndron fort dhe tepër krenar, në krye të klubit të futbollit durrsak “Teuta”, si pak kush tjetër në futbollin shqiptar. Këto ditë, të gjithë në opinionin sportiv shqiptar po lakojmë emrin e tij si presidenti i skuadrës “Teutës” që fitoi titullin kampion për sezonin 2020-202. Ka qenë pa i mbushur 37 vjeç, në atë janar të vitit 1999.